Opinionisti Dardan Sejdiu vlerëson se LDK do të jetë në situatë të mirë për zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ndodhin ato.
Ai këtë e ka thënë duke u lidhur me zgjedhjen e Jehona Lushaku-Sadriut, si kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dhe reformat që janë ndërmarrë në parti.
Sipas Sejdiut, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke bërë ecje të mirë përpara.
“Nuk është e lehtë që të nxirret nga komoditeti [Albin Kurti]. Ai e bëri mjeshtërisht në dy-tri seancat e fundit. Lushaku-Sadriu është zgjedhje e duhur”, tha ai.
“Besoj që nëse e mban këtë lloj tempo dhe këtë lloj profilesh rreth vetes, LDK do të jetë në situatë të mirë në zgjedhjet tjera”.
Sejdiu në Rubikon ka theksuar se Abdixhiku është duke u treguar i guximshëm.