Seferi, në një intervistë për Klan Kosova, tha se Kosova dhe Serbia mund të nënshkruajnë marrëveshje sot në Ohër.
Por, sipas Seferi e rëndësishme është të dihet se cfarë do të ndodh pas kësaj marrëveshje në rast se arrihet.
“Është e rëndësishme të shohim se për çka është rënë dakord në takime pasi kjo do të saktësonte se çfarë marrëveshje do të ketë dhe çfarë mund të pranohet nga pikat e marrëveshjes, po ashtu edhe si do të ecë procesi i mëpasshëm”.
“Natyrisht se Kosova dhe Serbia mund të firmosin një marrëveshje por pjesa që është e rëndësishme është se çfarë do të ndodh pas kësaj marrëveshje, se kjo marrëveshje do t’ju jep fund konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë që i kemi pasur në dialog”.
“Apo do të ketë një marrëveshje ku më pas do të evitohet zbatimi i disa pikave dhe kjo do të ishte vetëm përsëritje e viteve të fundit dhe jo bazë për fundin e dialogut” tha Seferi.