17 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Sefaj: ZRrE po e keqpërdor mungesën e institucioneve, i çuditshëm mosveprimi i Prokurorisë

- Advertisement -

Ali Sefaj nga grupi i qytetarëve “Asnjë cent më shumë”, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë për qytetarët dhe bizneset do të shtrenjtojë jetën e qytetarëve.

Ai ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)  me vendimet e saja nuk ka marrë parasysh interesin publik. Sefaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se ky institucion ka shfrytëzuar mungesën e formimit të institucioneve.

Sefaj ka thënë se është e çuditshme se si Prokuroria nuk ka zbarkuar në zyret e ZRrE-së.

“ZRrE nuk e ka pas parasysh interesin e publikut, për të cilin ata janë të mandatar dhe marrin rroga. Apo ndoshta është edhe një politikë tjetër që t’i sjellë bizneset edhe më shumë në vështirësi që të ikin  nga Kosova apo t’i falimentojë. Në rast se nuk do ta kishte këtë logjikë,njerëzit në ZRrE janë dërguar nga pushteti nuk kemi pas asnjë deklarim përmbajtjesor të pushtetit karshi kësaj….Por ne s’kemi pas ku ta adresojmë kërkesën në mungesë të institucioneve, e kanë keqpërdor këtë rrethanë. Për mua është e habitshme se si prokuroria nuk u ka shkuar ende të dera, puna e parë që do duhej që të bënte në mëngjes është të zbarkonte në ZRrE”, ka thënë ai.

Të enjten bizneset kanë paralajmëruar një protestë për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së për treg të lirë energjetik për bizneset me  mbi 50 punëtorë apo 10 milionë euro qarkullim.

Të ngjashme

Të fundit