16.7 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

Sefaj: Premtimi i Pecit për kthimin e pronave është mashtrim elektroal për vota, Komuna nuk ka kompetencë – ka vetëm gjykata dhe Kuvendi me ligj të veçantë

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj, ka reaguar ndaj një premtimi të kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, duke e quajtur atë mashtrim elektoral.

Sipas Sefajt, premtimi i dhënë nuk ka asnjë lidhje me kompetencat komunale, pasi pronat e ekspropriuara ose të nacionalizuara mund të kthehen vetëm me vendime gjyqësore ose me ligj të veçantë të Kuvendit, nëse pasardhësve u njihen të drejtat dhe nuk janë kompensuar më parë për pronat e marrura.

“Pushteti komunal nuk ka asnjë kompetencë në këtë çështje. Kjo është një përpjekje e qartë e Faton Pecit për t’i mashtruar fshatarët me një zotim që nuk ka asnjë bazë ligjore. Bëhet fjalë për mashtrim për vota, e asgjë më shumë”, ka shkruar Sefaj.

Të ngjashme

Të fundit