Ali Sefaj, aktivist i shoqërisë civile është shprehur se për shkak të rritjes së çmimeve, jeta është bërë e vështirë në vendin tonë.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se nëse nuk ka vendimmarrje nga ana institucionale, atëherë do të ketë protesta në pranverë.
“Unë besoj që infuzioni që është dhënë me vitra nuk do ta përballojë shtrenjtimin e energjisë elektrike elektrike dhe shtrenjtimin e krejt kostos së jetës”.
“Unë besoj se në rast se nuk ka vendimmarrje nga ana institucionale, pranvera do të na presë me protesta apo me kundërshti, për arsye se jeta në këtë vend është bërë vështirë e përballueshme, po flasim veçmas për kategorinë që marrin paga minimale e që janë numër i konsiderueshëm në Republikën e Kosovës, apo edhe për kategorinë e të papunëve”, u shpreh Sefaj.






