Ali Sefaj, sindikalist i administratës qëndrore, por herë pas here edhe analist, ka komentuar përjashtimin e Besnik Mujecit, i arrestuar nën dyshimin për trafikim të drogës, nga VV-ja.
Sefaj ka shkruar se përderisa VV-ja e përjashton Mujecin nga partia, VV-ja e bën kryetar një të një komisioni parlamentar Armend Mujën, deputet i VV-së, të cilin Sefaj e ka cilësuar si “hajn”. Më saktë, Muja është kryetar i komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës.
“E perjashtojnë Besnik Mujecin ndërsa e bëjnë kryetar të komisionit parlamentar një hajn sikur Armend Muja!” – shkroi ai.
Ndryshe, Alim Rama, sekretar i VV-së, ka treguar se Mujeci është përjashtuar nga partia.
“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen të mbajtur sot me 15.08.2023 me vota unanime të 5 anëtarëve mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!” – shkroi ai.