Juristi Ali Sefaj ka paralajmëruar presion qytetar dhe dalje në rrugë sapo të konstituohet Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se qytetarët janë të lodhur nga rritjet e vazhdueshme të çmimit të energjisë.
Ai në ”Click” të RTV21 tha se për më shumë se një vit nuk ka pasur mekanizma institucionalë për të adresuar problemin dhe se kërkesa për llogaridhënie do të vazhdojë ndaj çdo qeverie në pushtet.
“Në momentin që të konstituohet Kuvendi, ne do të bëjmë presion dhe do të dalim në rrugë. Jo vetëm për rritjen e çmimit, por sepse qytetari i Kosovës është lodhur për më shumë se një vit me këto rritje. Ne nuk kemi pasur mekanizma për ta adresuar problemin dhe i ftoj qytetarët të mos heqin dorë. Kërkesa për llogaridhënie ndaj atyre që janë mandatuar bie mbi secilën qeveri. Faturat nuk do të na i paguajë as Albini, as Lumiri, as Ramushi e as Bedriu,” tha Ali Sefaj.






