Seancë solemne për Epopenë e UÇK-së- Kuvendi kërkon falje për mos ftesën e OVL UÇK-së

- Advertisement -

Sot, më 5 mars, në shënim të Epopeja e UÇK-së, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne.

Në këtë seancë, përveç krerëve të shtetit, të pranishëm ishin edhe mysafirë të shumtë, duke filluar nga familja legjendare Adem Jashari, pjesëtarë të korit diplomatik dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Megjithatë, në seancë munguan përfaqësuesit e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët reaguan publikisht për mos ftesën në këtë aktivitet.

Pas reagimit, Kuvendi i Kosovës, përmes një emaili, u ka kërkuar falje kësaj organizate për mosftesën në seancën solemne.

Lajmin për kërkimfaljen e Kuvendit e ka konfirmuar për Insajderin Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Të ngjashme

Të fundit