Shefja e GP të LDK`së Hykmete Bajrami sërish ka komentuar kërkesën e VV`së, që seancat të mbahen njëherë në javë.
Sipas saj LVV e ka reduktu paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”.
“Fakti që Rregullorja e Kuvnedit përcakton se “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë mentë gjata se 48 orë” është aty në funksion të përshpejtimit të konstituimit të Kuvendit.Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Reagimi i plotë: