Njohësi i ekonomisë, Dardan Sejdiu, tha se seanca e nesërme për shqyrtimin e buxhetit për vitin e ardhshëm është mënyra me e keqe e mundshme për ta sfiduar rendin kushtetues.
“S’ka asnjë kuptim, absolutisht asnjë kuptim të votohet buxheti i qeverisë që s’ka legjitimitet prej këtij Kuvendi. Ky lyp me i votu buxhet qeverisë e cila nuk është zgjedhë, a po kuptoni çfarë situatash kaotike fusin në lojë, këtu duhet me i thirrë juristët më të mirë të vendit me iu thanë mendoni mbrapsht, kallxonani çka mund të bëhet mbrapsht”, tha Sejdiu.
Sejdiu tha se Vetëvendosje po kërkon që të injorohet mënyra se si funksionon legjislativi dhe ekzekutivi.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës është zgjedhur me 9 shkurt, qeveria që çon buxhet në këtë Kuvend është qeveria e cila zgjidhet prej Kuvendit të zgjedhur me 9 shkurt, mandati i kësaj qeverie nuk është ndërprerë, është përfunduar me përfundimin e kësaj legjislature”, tha Sejdiu.






