Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer në seancë.
Pas pauzës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka hapur sërish seancën ku tha se do të votojnë për pikën e tretë të rendit të ditës, e që lidhet me votimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Por që në kthim, deputetët e opozitës kanë filluar sërish të bëjnë zhurmë, me fishkëllima e duke goditur tavolinat e punës, transmeton lajmi.net.
Kësisoj seanca sot ka qenë mjaftë e zhurme, e siç duket një situatë e tilla do të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të saj.
Pavarësisht se kryeparlamentari Konjfuca mundohej që të shtjellonte çështjen, ajo nuk mundësohej për shkak të zhurmave të mëdha në seancë.
E gjithë kjo zhurmë e krijuar nga opozita erdhi për shkak të mos krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.