-2.8 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

Seanca në Hagë vazhdon sot, pritet të dëgjohen deklaratat përmbyllëse

- Advertisement -

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca pritet të nis në ora 09:00 dhe parashihet të përfundoj rreth orës 16:30.

Në këtë seancë  janë paraparë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pasi avokatët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli kanë përfunduar me deklaratat përmbyllëse.

Kujtojmë që Prokuroria në Hagë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet për ish-kretët e UÇK-së, nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin e të akuzuarve, duke thënë se klientët e tyre janë plotësisht të pafajshëm.

Të ngjashme

Të fundit