Po vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, ku fjalën e mori prokurori Matthew Howling.
Sipas tij, shtrembërimet e mbrojtjes gjatë javës së kaluar, siç pretendon ai, ishin më shumë se në një aspekt.
Prokurori citoi mbrojtjen e Thaçit “se ZPS nuk ka prova të ndonjë urdhri të drejtpërdrejt nga Shtabit i Përgjithshëm, që të përcillte qëllimin e përbashkët kriminal të pretenduar”.
Por lidhur me këtë, Howling pretendon se ka prova.
“Prova: Diskutim lidhur me ekzekutimin e të ndaluarve që gjenden në aktakuzë, ata thanë ‘kemi urdhër nga shtabi të largojmë të burgosurit, dhe më pas i ekzekutuan’. Ky është Shtabi i Përgjithshëm, ku ishin pjesë të akuzuarit aso kohe, ky është urdhër i drejtpërdrejt nga Shtabi i Përgjithshëm që përcillte qëllimin kriminal për të cilin akuzohen, dhe kjo provë nuk mund të eliminohet”./Klankosova.tv






