Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për herë të dytë emrin e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës. Në momentin e votimit, në sallë ishin të pranishëm 112 deputetë.
Partitë opozitare kanë mbajtur qëndrime të ndryshme: PDK nuk mori fare pjesë në votim, LDK votoi kundër, AAK mungoi, ndërsa deputetët e Nismës abstenuan.
Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca do të ndërpritet për 48 orë dhe do të vazhdojë të hënën, në ora 15:00