24 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Seanca konstituive do të vazhdojë më 26 gusht

- Advertisement -

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 26 gusht nga ora 11:00.

Lëvizja Vetëvendosje i propozoi tre emra në tentimin katërt për konstituim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Votat për kryekuvendar nuk i morën as kryeministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, as ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe as deputeti Dimal Basha.

Nga 106 deputetë të pranishëm për Muratin votuan 55 deputetë, kundër 46 dhe 5 deputetë kanë abstenuar. Derisa, me 55 vota për, 47 kundër, 4 abstenime, Nagavci nuk mori votat për t’u zgjedhur kryekuvendare.

Kurse, për Bashën për votuan 57 deputetë , kundër 25, dhe abstenuan 24 deputetë.

Të ngjashme

Të fundit