19.9 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Seanca e sotme, hulumtuesi i IKD: Skenar i ri i LVV-së

- Advertisement -

i

Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, ka folur për seancën e sotme për konstituimin e Kuvendi të Kosovës, ku Lëvizjes Vetëvendosje i dështuan për t’u zgjedhur dy emra për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se situate e tanishme është një skenar i ri nga një skenar i ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Në bazë të deklarimeve edhe të subjekteve politike që i pamë, i kemi mbi 30 deputetë që i kanë votat për kryetar të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës po thotë kushdo tjetër të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, vetëm të mos jetë pjesë e Qeverisë Kurti”.

“Në këtë situatë, nëse vazhdohet në këtë mënyrë duke mos reflektuar me kandidatët për të cilët i kanë votat, apo duke mos bërë marrëveshje politike, thjesht është një skenar i radhës bllokues”, tha Shala, në Klan Kosova.

Në fund, Shala u shpreh se seanca e sotme nuk do të duhej të përfundonte, por do të duhej të vazhdohej me emra të kandidatëve të tjerë.

Të ngjashme

Të fundit