0.8 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Seanca e ish-krerëve të UÇK-së më 28 Nëntor, Hoxhaj: Mungesë respekti për sakrificën tonë

- Advertisement -

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas mbajtjes së seancës përgatitore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së pikërisht sot, në Ditën e Flamurit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka quajtur vendimin për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor si të padrejtë dhe mungesë respekti ndaj shqiptarëve.

“Edhe këtë 28 Nëntor po përballemi me të njëjtën padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Mbajtja e seancës sot, në ditën më të shenjtë të shqiptarëve, tregon mungesë respekti për historinë dhe sakrificën tone”, shkroi ai.

Më tej, Hoxhaj theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë udhëheqës të lirisë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Hashimi, Kadriu, Rexhepi e Jakupi, janë udhëheqës të lirisë. Kosova e di të vërtetën e tyre. Derisa ata të kthehen të lirë, festa mbetet e paplotë”, shkroi Hoxhaj.

Të ngjashme

Të fundit