8.7 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Seanca e dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri mbahet të premten

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të premten do të mbajnë një seancë të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që është mbajtur të hënën.

Kusari ka thënë se në këtë seancë deputetëve do t’u adresohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“U njoftuam për takimin e përbashkët, u mor edhe vendimi për agjendën. Takimi i fundit për këtë legjislaturë do të mbahet të premten nga ora 11:00. Synimi i përbashkët është agjenda e përbashkët evropiane”, tha Kusari-Lila.

Ajo po ashtu ka thënë se deputetëve do t’u adresohen edhe dy kryetarët e kuvendeve, si dhe shefat e grupeve parlamentare.

Të pranishëm në këtë seancë të përbashkët sipas Kusarit do të jenë rreth 60 deputetë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit