3.8 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Seanca dëgjimore në Kongres ku u fol edhe për Kosovën, Maliqi: S’po dinë qysh me i ndihmu dikujt, që s’po do me i ndihmu vetës

- Advertisement -

Analisti Agon Maliqi duke analizuar seancën e djeshme në kongresin amerikan, konstaton se “miqtë e Kosovës janë pozitivë por nuk po dijnë me i ndihmu dikujna që s’po do me i ndihmu vetës”.

Maliqi në një postim në profilin e tij në Facebook, shkruan:

Ju ftoj ta shikoni të gjithë seancën e djeshme në kongresin amerikan. Të tre dëshmitarët dhe të gjithë kongresmenët ishin jashtëzakonisht pozitiv ndaj Kosovës si shtet dhe kërkues për mbështetje ndaj saj për integrim në NATO. Madje pat edhe nisma legjislative të propozuara për shqiptarët në Luginën e Preshevës. E njëjta situatë është edhe në shumë parlamente evropiane ku Kosova ka mjaft mbështetës. Problemi nuk është frika prej ndonjë braktisjeje, por e potencialeve të mëdha të pashfrytëzuara diplomatike dhe energjive të shpenzuara në drejtim të gabuar, që kanë prodhuar konflikte të panevojshme dhe humbje të besimit. Miqtë e shumtë të Kosovës janë në pozitë ku nuk po dijnë qysh me i ndihmu dikujt që s’po do me i ndihmu vetes, dhe që ka prioritete të tjera prej integrimeve.

Të ngjashme

Të fundit