Diddy është shpallur fajtor për disa akuza, por jo fajtor për shantazh dhe trafikim seksual.
Për akuzat për shantazh dhe trafikim seksual ndaj Casandra Ventura dhe “Jane”, Sean Diddy u shpall i pafajshëm.
Ai është shpallur fajtor për transportim për t’u angazhuar në prostitucion, në lidhje me Casandra Ventura dhe “Jane”, njofton BBC.
Diddy do të përballej me një dënim minimal prej 15 vitesh nëse do shpallej fajtor për trafikim seksual. Transporti për qëllime prostitucioni mbart një dënim maksimal prej 10 vitesh.
Kujtojmë se, gjyqi dëgjoi 34 dëshmitarë gjatë gati dy muajve, përfshirë ish-të dashurat dhe ish-punonjëset e Combs dhe agjentë federalë.