14.7 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

S’e votuan as veten, kandidatët për Asamble që morën 0 vota

- Advertisement -

Disa kandidatë për asamblistë nuk dolën mirë me vota në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Gazetari Agon Rexhepi thotë se një prej faktorëve që asamblistët nuk “rrëmbyen” shumë vota, është se, sipas tij, qytetarët nuk i njohën mjaftueshëm, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, gazetari Kushtrim Bekolli, në emisionin “Ora Shtatë” tha se ka asamblistë që nuk votuan as veten e tyre.

“Ka kandidatë e kandidate për Asamble Komunale që kanë marrë zero vota, pra nuk e kanë votuar as veten e tyre. Ka shumë prej tyre”, u shpreh Bekolli.

Prej tyre janë:

Fitim Krasniqi, kandidati i AAK-së për asamble në Vushtrri i cili mori 0 vota.

Kumrije Hajrizi, kandidate e VV-së për asamble në Skenderaj, 0 vota;

Ermelida Krasniqi, kandidate e LDK-së për asamble në Malishevë, 0 vota;

Anita Xhaferi, kandidate e PDK-së për asamble në Rahovec, 0 vota;

Festim Gashi, kandidat i Nisma për asamble në Suharekë, 0 vota;

Durim Rrustremi dhe Bardh Bytyqi, kandidatët e Nisma-s për asamble në Gjakovë, 0 vota;

Aulona Alidemaj, kandidate e PDK-së për asamble në Deçan, 0 vota;

Endi Bala, Ujvesa Krasniqi dhe Anisa Krasniqi, kandidatët nga Nisma për asamble në Pejë, 0 vota;

Shemsedin Balaj dhe Sali Jahaj, kandidatët e AAK-së për asamble në Istog, 0 vota.

Të ngjashme

Të fundit