Me ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe shumë shpejt pritet të fillojë ndërtimi i një spitali të ri gjinekologjik.
Kjo u bë e ditur nga ministri i shëndetësisë Arben Vitia.
“Ky spital do të jetë vazhdimësi e spitalit pediatrik dhe do të jetë një spital që do tiu shërbejë grave dhe fëmijëve. Do të jetë një spital gjinekologjik i ri me të cilin tani jemi në negocimet të vazhdueshme për donacionin të cilin emiratet e bashkuara janë për ta bërë dhe do të jetë me kapacitete infrastrukturore”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Vitia tregoi se brenda afatit një mujor Qendra Klinike Universitare e Kosovës, do të ndahet nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
“Statuti i SHSKUK do të kalojë në diskutime dhe brenda afatit një mujor statuti i QKUK do të fillojë punën sikurse spitalet tjera”, ka shtuar ai.
Në fund, ministri foli edhe për dorëheqjen e kryesuesit të Auditimit në QKUK, Musa Vitija.
Për këtë ai tha se pavarësisht se si qeveri i kanë premtuar mbrojtje, ai për një kohë të gjatë ka qëndruar në Gjermani, dhe më pas ka deklaruar se do të japë dorëheqje dhe nuk ka treguar shkaqet.