Më herët përmes një komunikate për media, ani pse s’e publikoi dokumentin e vendimit, MINT njoftoi se është refuzuar ankesa e mediumit rreth vendimit për pezullimin certifikatës së biznesit.
“Me këtë rast, rikujtojmë se në bazë të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze, MINT ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj. Me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit të Republikës së Kosovës”, bëhej e ditur mes tjerash.
Deri në këto momente ka me dhjetra reagime kundër këtij vendimi të Qeverisë, duke përfshirë këtu edhe ambasadorin gjerman, Jorn Rohde i cili u shpreh tepër i shqetësuar me këtë zhvillim.
Ndërkohë, poshtë shkrimit të ministrisë në rrjetin social Facebook janë bërë me qindra komente, dhe një pjesë e madhe e tyre, kritikojnë këtë vendim.
“Marre duhet me ju ardhë, jeni tu e kthy shtetin në komunizëm, së shpejti populli ka me ju denu“, ka shkruar një komentues, shkruan Nacionale.
Të shumtë kanë qenë edhe ata që e kanë përmendur atë që tani njihet si “Afera Zdravo” e që ka të bëjë me komunikimin mes Mimoza Kusari – Lilës së VV-së dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.