Kur jemi vetëm 1 muaj larg nga hyrja në fuqi e Aktit të Tregjeve Dixhitale në Europë (DMA), WhatsApp po përgatitet për të lejuar rrjetet e tjera të komunikimit në aplikacionin e saj.
Gjatë një interviste për Wired, një drejtues inxhinierie pranë WhatsApp, tha se kompania ishte gati të ofronte shkëmbim mesazhesh me platformat e tjera për 2 miliardë përdoruesit e saj.
Nën rregulloren e DMA, WhatsApp dhe Messenger duhet të hapin shërbimet e tyre për aplikacionet e tjera të komunikimit. Meta gjithashtu po punon për të ofruar diçka të tillë edhe në aplikacionin Messeger.
Përdoruesit e një aplikacioni tjetër komunikimi do të mund të dërgojnë mesazhe me tekst, audio, video, imazhe dhe të dhëna tek një përdorues WhatsApp.
Kompanitë që duan që aplikacionet e tyre të shkëmbejnë mesazhe me ato të Meta do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje, detajet e së cilës nuk janë ende publike. WhatsApp do të kërkojë ekriptim fundor për të mundësuar ndërveprim. /PCWorld Albanian/