Tahir Batatina, trajneri i Llapit e ka vlerësuar lart një tjetër talent të skuadrës së tij, sipas të cilit, ai do ta “pushtoj” Evropën në të ardhmen e afërt.
Është fjala për futbollistin, Mërgim Cernaverni, i cili është vlerësuar shumë nga Batatina.
Tahir Batatina me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova do mund të llogarisë në shërbimet e tij.
“Kosova mos të brengoset sepse një tjetër talent dhe sulmues do ta ketë së shpejti në gjirin e vet dhe së shpejti do ta pushtoj Evropën” – ka shkruar Batatina në rrjetet sociale.
Tekniku llapjan përgjatë viteve ka qenë një nga trajnerët që ka promovuar shumë talentë në futbollin e Kosovës, që po shkëlqejnë edhe në Evropë.