“Ballo Shqiptare” është gati për edicionin e ri.
Festa e shndërruar tashmë në tradicionale do të mbahet të shtunën e 18 nëntorit.
Ideatorja e kësaj ballo dhe ajo që qëndron prapa çdo detaji në këtë organizim unik në vendin tonë është Diellza Kolgeci.
Në një prononcim për #Gjesi Diellza ka zbuluar se ky vit do të vijë me shumë risi por pa harruar detajet e zakonshme që kryesisht lidhen me tradicionalen.
Më shumë rreth Ballos Shqiptare për këtë vit në videon më poshtë: