![“Se përballoj dot”, Olta Gixhari shpërthen në lot, kërkon të largohet nga BBV “Se përballoj dot”, Olta Gixhari shpërthen në lot, kërkon të largohet nga BBV](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/Olta-1.jpg)
Aktorja Olta Gixhari ka deklaruar se nuk po e përballon dot më qëndrimin larg djalit të saj në BBV.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, u shpreh se s’mund të qëndrojë më pa djalin e saj dhe se ishte bërë pjesë e spektaklit vetëm për një muaj.
Mes lotësh u shpreh se po e shkatërron mungesa e Amar.
“Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. Se përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg.
Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj. Këtu të rrëmben energjia, loja. Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia. I vetmi vend ku e nxjerr është natën, të rëndohet frymëmarrja. Se di sa do të duroj”, shprehet Olta.