10.6 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Së paku 28 pelegrinë pakistanezë të vdekur nga rrokullisja e autobusit në Iran

- Advertisement -

Një autobus me pelegrinë pakistanezë është rrokullisur në Iran, duke lënë të vdekur të paktën 28 pasagjerë, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Aksidenti ndodhi të martën në mbrëmje në provincën qendrore iraniane, Yazd, dhe shkaktar ishte një defekt në sistemin e frenimit, raporton agjencia “Reuters”, duke cituar një hetim preliminar të policisë, përcjell televizioni BBC.

Pelegrinët ishin rrugës drejt qytetit të shenjtë irakian, Karbala, për ta shënuar njërën prej ngjarjeve më të mëdha në kalendarin shiit.

Besohet se rreth 53 persona ndodheshin në autobus në momentin e aksidentit, siç raporton mediumi “Daën Neës”. Në autobus thuhet së kishte pelegrinë nga Larkana, Ghotki dhe nga qytete në Sindh.

Sipas drejtorit për menaxhimin e krizave, në mesin e të vdekurve janë 11 gra e 17 burra.

Autobusi u kaplua nga zjarri afër pikës së kontrollit Dehshir-Taft në iran, rreth 680 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, sipas raportimeve të mediave lokale.

Pelegrinazhi i njohur si “Arbaeen” e shënon fundin e periudhës prej 40 ditëve të mbajtjes zi për Imam Huseinin, nip i Profetit Muhamed./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit