Home Lajme Botë Së paku 17 të vdekur, përfshirë ministrin e Brendshëm nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë

Së paku 17 të vdekur, përfshirë ministrin e Brendshëm nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë

0
Së paku 17 të vdekur, përfshirë ministrin e Brendshëm nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe dy fëmijë, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmiljëve në periferi të Kievit të mërkurën.

Sipas Ihor Klymenko, shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga viktimat ishin në bordin e helikopterit.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes.

Incidenti ndodhi pasi forcat ruse vazhduan të fokusonin përpjekjet e tyre sulmuese në Bakhmut në rajonin lindor të Donetsk dhe ndërsa Kievi u kërkoi përsëri aleatëve të tij perëndimorë të shpejtonin miratimin për dërgimin e armatimit të rëndë të avancuar, duke përfshirë tanke moderne.

Ministri, Denys Monastyrsky, ishte një nga tetë personat në helikopter. Zëvendësi i tij Yevgeniy Yenin dhe sekretari i shtetit Yurii Lubkovych gjithashtu humbën jetën.

Bëhet e ditur se janë edhe 22 persona të plagosur, mes tyre 10 fëmijë.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.

Kuleba shtoi se ka njërëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera.

Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.

Exit mobile version