Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, pati edhe një kritikë të tërthortë për organizatorin.
Kjo pasi, atë s’e lanë të flasë shqip, ndërsa përfaqësuesin serb, Ivica Daçiq e lejuan të shprehet në serbisht.
Gërvalla pohoi se edhe ajo regjistroi kërkesën për të folur gjuhën amëtare.
Gjithsesi, përkundër mosplotësimit, ajo vazhdoi në gjuhën angleze, ani pse në një moment u shpreh edhe në gjuhën serbe, kur përmendi faktin se Daçiq është i përfshirë në gjenocidin në Kosovë.
“Edhe unë bëra kërkesë që të flasë në gjuhën shqipe, por diçka e tillë nuk m’u aprovua. Megjithatë do të vazhdojë të flasë në gjuhën angleze”, ka thënë Gërvalla.