Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur lidhur me emrat për president të vendit dhe “djegien” apo mos “djegien” e tyre.
Ajo ka akuzuar partitë opozitare për mospropozim të emrave për president.
“Nëse e kanë pasur synim për të bashkëpunuar, u desh të propozonin një emër, dy emra, tre emra”.
Nagavci është pyetur nga moderatori Ermal Panduri se pse duhet t’i “djegë” opozita emrat, madje i ka thënë se edhe ju keni djegur emrin e Murat Jasharit.
“Jo, ne s’e djegim, duhet mu kthy pak edhe me mendu”, ka thënë ajo, derisa Panduri e ka pyetur se a ka pasur biseda dhe dakordim me të nëse dëshiron të jetë president.
“Nuk kam qenë në takimet që ka mbajtur kryeministri Kurti, por edhe aty sepse duhet me pas parasysh se çka nënkupton me ‘djegie’”.
Më tej ajo ka vënë dyshime se si është intervistuar ai.
“Kush shkoi dhe e intervistoi z. Murat Jashari? Gjithsesi ata e thanë mendimin e tyre që unë personalisht e respektoj, por në situatën në të cilën jemi, ju po thoni me ‘djeg’… a mund të themi ne se e kemi ‘djegur’ Glauk Konjufcën që e kemi propozuar emrin e tij?”, ka pyetur ajo.
Më tej Nagavci ka thënë se fjalët dhe zhurma që po bëjnë personat e PDK-së janë pa argument.
“Fjalët që bëjnë zhurmë kështu personat e PDK-së janë zhurmë pa asnjë argument”, ka thënë ajo.






