![S’e kaloi pragun zgjedhor, flet Eman Rrahmani: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin S’e kaloi pragun zgjedhor, flet Eman Rrahmani: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/12/Eman-Rrahmani.jpg)
Bartësi i Listës për Familje, Eman Rrahmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për dy muaj aktivizëm dhe një fushatë intensive kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në kauzën për mbrojtjen e Familjes.
Më tutje Rrahmani tha se janë të jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre. Ky rezultat është fryt i përkushtimit dhe punës sonë të përbashkët. Jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për gjithçka që na dhuruat gjatë këtij rrugëtimi”, u shpreh ai.
Më tutje bartësi i Listës për Familje tha se ky koalicion i motivion për ta vazhduar këtë projekt politik.
“Ky sukses na motivon, na obligon dhe na rrit përgjegjësinë për ta vazhduar këtë projekt politik edhe më fuqishëm, pa u ndalur, në mbrojtje të Familjes, të shtetit dhe të ardhmes së vendit. Rrugëtimi ynë politik do të vazhdojë me vendosmëri, sepse ai lindi nga qytetarët dhe do të vazhdojë në shërbim të tyre. Urime të gjitha subjekteve politike për suksesin në këto zgjedhje! U bëjmë thirrje të gjithëve që të angazhohen për mbrojtjen e vendit, të ruajnë vlerat e familjes dhe të punojnë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë”.