19.8 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

“S’duhet bërë kompromis me socialistët”, Rashiti: 42.3% e kanë votuar për LVV, 57.7% për partitë tjera

- Advertisement -

Korab Rashiti, deputetit i kantonit të Bernit, ka bërë me dije se shumica e shqiptarëve nuk e kanë votuar VV-nënë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai i ka ftuar partitë tjera që të mos bëjnë koalicion me partinë e Albin Kurtit.

Sipas tij, VV-ja janë socialistë.

“Është mjaft e thjeshtë për t’u kuptuar… 42.3% kanë votuar për LVV, por shumica prej 57.7% nuk e kanë votuar LVV! Një sistem parlamentar nuk përcaktohet nga ai që merr më shumë vota, por nga shumica që arrin të dakordohet për të formuar qeverinë dhe drejtimin institucional. Dhe kjo shumicë prej 57.7% nuk e dëshiron drejtimin socialist të vendit! Nuk duhet bërë asnjë kompromis me socialistët, pa marrë parasysh në cilin vend! Sepse ata sistematikisht e shkatërrojnë gjithçka në një shoqëri”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit