Reagime të shumta ka ngritur së fundi çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kërkesave të vazhdueshme për formimin e këtij Asociacioni.
Deputetja britanike, Alicia Kearns gjatë ditës së djeshme ka ngritur këtë çështje në Parlamentin e Britanisë së Madhe.
Deputetja Kearns ka marrë edhe përgjigjen e Qeverisë britanike nga ku u tha se s’duan krijimin e një enklave serbe përmes Asociacionit.
Përpos kësaj, ministri për Evropën, Leon Docherty dje ka deklaruar se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket këtij Asociacioni derisa tha se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.
Pas qëndrimeve të tilla të hapura nga Britania e Madhe, në Bruksel sot për vizitë ka shkuar emisari britanik, Stuart Peach.
Peach ka takuar pikërisht emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton lajmi.net.
Takimi është bërë publik nga vetë Lajçak, derisa tha se me emisarin britanik kanë pasur një diskutim tët hellë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rajon të cilin e mbulon vetë Peach.
Lajçak ka thënë se e vlerëson shumë zotimet e sigurisë që ka marrë nga Peach dhe “angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”.
“Shumë i lumtur për të mirëpritur të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach në Bruksel sot. Ne patëm një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon. Unë i vlerësoj shumë vlerësimet e tij të sigurisë dhe angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”,tha Lajçak.
Very happy to welcome 🇬🇧 Western Balkan Envoy Lord Peach to Brussels today. We had an in-depth discussion about the latest developments in the region. I highly value his security assessments and his commitment to our shared mission. pic.twitter.com/pNL5IxUVji
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 1, 2023