-2.5 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

“S’dua të jem ky dreq dështaku”/ Komediani i famshëm shpërthen për lidhjet e tij: Nuk jam ky…

- Advertisement -

Komediani i famshëm, Pete Davidson, është i njohur për marrëdhëniet e tij me gra të njohura dhe të realizuara në jetë. Por mesa duket 31-vjeçari ka reflektuar duke thënë se është lodhur duke u njohur vetëm për këtë gjë në jetën e tij.

Aktori do të donte që të njihej për “bërjen e një pune të mirë”, në vend të jetës të tij të dashurisë.

“Unë dua të jem prezent vetëm kur ka një film, stand-up, bamirësi ose sipërmarrje biznesi. Ky është momenti kur dua të më shohin. Nuk dua të jem ky dreq dështaku që thjesht del me vajza të njohura, nuk jam ky”, ka thënë komediani Davidson.

Ky përditësim vjen disa javë pasi Maria Georgas, një ish-konkurrente “Bachelor” dhe mike e familjes Davidson, foli në mbrojtje të komedianit, pasi u pretendua në mënyrë të rreme se ai u kthye në rehabilitim prej ndarjes së supozuar të dyshes.

Ndërkohë kujtojmë se lidhjet më të njohura dhe përfolura të aktorit përfshijnë ato me Ariana Grande-n, Kim Kardashian, Kate Beckinsale, Cazzie David dhe Madelyn Cline.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit