Home Rozë Scott Disick zbulon pse jeta e tij seksuale është “e tmerrshme”

Scott Disick zbulon pse jeta e tij seksuale është “e tmerrshme”

0
Scott Disick zbulon pse jeta e tij seksuale është “e tmerrshme”

Personazhi mediatik amerikan, Scott Disick pranoi se jeta e tij seksuale ka pasur vështirësi pas një aksidenti automobilistik të gushtit 2022 që e la atë me dhimbje shpine që “u përkeqësua me kalimin e kohës”, siç e tha ai në episodin e 12 tetorit të “The Kardashians”.

Motra e ish-gruas së tij, Khloe Kardashian e shoqëroi atë për të marrë rezultatet e tij të MRI në Sports Rehab LA, ku Scott i tha mjekut se ai po kishte probleme me marrëdhëniet seksuale.

“Që atëherë, gjithçka ka ndryshuar në jetën time”, tha Scott. “Nuk kam mundur të vrapoj. Kam shtuar peshë”,  raporton “E!News”.

Kur u pyet se çfarë bënte për argëtim para aksidentit, ish-i i Kourtney Kardashian u përgjigj: “Seks”.

“Në mënyrë rekreative?” e pyeti doktori, dhe Scott u përgjigj: “Mhmm, por tani nuk mund të lëviz. Pra, jam i tmerrshëm”.

Exit mobile version