4.3 C
New York
Friday, January 10, 2025

Buy now

Schweinsteiger gjen “fajtorin” e krizës së futbollit gjerman: Ardhja e Guardiola te Bayern shkatërroi gjithçka

- Advertisement -

Shumë pasime e më pak agresion në sulm. Kështu e përshkruan “legjenda” e mesfushës gjermane, Bastian Schweinsteiger situatën e vështirë që po kalojnë Kombëtarja e Gjermanisë, si dhe “bavarezët” e Bayern Munich.

Sipas, ish-mesfushorit të dalluar të të lartpërmendurave, “faji” për krizën që po përjeton sot futbollit gjerman, vjen nga tekniku Pep Guardiola dhe nga mënyra e futbollit, që ai zgjodhi të përdorte me skuadrën e Bayern, në kohën u emërua tekniku i tyre.

“Kur ai mbërriti në Gjermani, të gjithë filluan të luanin këtë lloj futbolli, të përbërë nga pasime të shkurtra. Në fund kjo çoi në humbjen e vlerave tona. Skuadrat e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak, që vrapojmë deri në fund.

Ne e kemi humbur atë virtyt gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit sepse thjesht e kemi harruar. Ne ishim më të fokusuar në kalimin e topit bukur”,- u shpreh tepër kritik në fjalët e tij, “legjenda” e mesfushës gjermane.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit