Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Ukraina nuk ishte konsultuar me vendin e tij për ofensivën e saj në Rusi më 6 gusht dhe se ai priste që përparimi të ishte i kufizuar.
Duke folur gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me presidenten moldave Maia Sandu në Kishinau, ai tha gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të jetë mbështetësi më i madh i Ukrainës në Evropë.
Nga ana e saj, presidentja e Moldavisë Maia Sandu tha se mbështetja e Berlinit për vendin e saj forcon Ukrainën fqinje dhe sigurinë në rajon.
Ajo theksoi gjithashtu se Moldavia është e hapur për investime dhe ftoi biznesmenët gjermanë të marrin pjesë në tenderin e parë të vendit për prodhimin e energjisë së rinovueshme.