Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila e ratifikoi në parlament, anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Scholz, thotë se ky është një vendim i drejtë, dhe se Suedia forcon aleancën NATO.
”Vendimi i sotëm i Parlamentit turk për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO është i rëndësishëm dhe i drejtë. Ajo forcon aleancën tonë. Ne presim që Suedia tani do të jetë në gjendje të anëtarësohet zyrtarisht në Aleancën Atlantike shumë shpejt”.