15.9 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Scholz: Për paqen, Putini duhet të pranojë tërheqjen e trupave nga Ukraina

- Advertisement -

Kancelari gjerman, Olagf Scholz thotë se Vladimir Putin duhet të pranojë tërheqjen e trupave nëse do që të arrihet paqe në Ukrainë.

“Ne do të flasim për parimet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Berlin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Nuk ka ende negociata për përfundimin e luftës, sepse për këtë arsye presidenti rus Vladimir Putin duhet të tregojë se është i gatshëm t’i japë fund kësaj fushate brutale dhe të tërheqë trupat. Por ndoshta do të jetë e mundur të gjendet një mënyrë për të nisur një proces gjatë të cilit një ditë edhe Rusia do të ulet në tryezë”, shtoi kancelari.

Ai përsëriti se për sa kohë që Putini vazhdon të ndjekë objektivat e tij të luftës, “mesazhi ynë do të jetë se ne nuk do ta braktisim mbështetjen tonë për Ukrainën”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit