-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Scholz: NATO do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

- Advertisement -

“Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë në luftën  kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.” Kështu  është shprehur nga Madridi kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Është mirë që vendet që janë mbledhur këtu, por edhe shumë të tjerë, japin kontributin e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet – duke ofruar mjete financiare, ndihmë humanitare, por edhe duke ofruar armët që Ukrainës i duhen urgjentisht,” tha Scholz për mediat teksa mbërriti takimin e radhës të samitit të NATO-s.

“Mesazhi është: Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë  për aq kohë sa është e nevojshme për t’i mundësuar Ukrainës të mbrohet,” shtoi ai. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit