-6.4 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë

- Advertisement -

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë pajtuar se nevojitet një konferencë e re për paqe në të cilën do të përfshihej edhe Rusia.

“Besoj se tani është koha të diskutohet se si të arrihet paqja nga kjo gjendje lufte, me një ritëm më të shpejtë”, tha Scholz në një intervistë për transmetuesin ZDF.

Scholzi është nën trysni në vendin e vet, pasi të gjitha tri partitë e koalicionit të qendrës së majtë pësuan humbje të dhimbshme në zgjedhjeve rajonale një javë më parë, derisa grupet që synojnë marrëdhënie më të mira me Moskën, fituan më shumë vota.

Partia nacionaliste Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partia e re BSW, të cilat e kundërshtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit nga Rusia, shënuan arritje rekorde në zgjedhje.

Zelensky tha në korrik se synon ta ketë gati një plan deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të jetë në gjendje ta organizojë samitin e dytë ndërkombëtar për paqe në Ukrainë, duke shtuar se në të duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Rusia.

Në samitin e parë për paqe në Ukrainë, që u mbajt më 15-16 qershor në Zvicër, zyrtarë të lartë të më shumë se 90 shteteve bënë thirrje që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë themeli i çfarëdo marrëveshjeje për paqe për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.

Rusia nuk u ftua në atë samit dhe e cilësoi atë si “humbje kohe”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit