7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Scholz: Gjermania do të mbështesë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

- Advertisement -

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar gjatë takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin, se Gjermania do të vazhdojë t’i ofrojë ndihmë Ukrainës.

“Ne do t’ju mbështesim për aq sa të jetë e nevojshme”, tha Scholz pas takimit me presidentin ukrainas.

Scholz theksoi se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën në planin humanitar, politik dhe financiar si dhe me armë.

“Mbështetja jonë nuk do të mungojë. Solidariteti i Gjermanisë për Ukrainën është i fuqishëm”, shtoi kancelari gjerman.

Ai njoftoi edhe për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2.7 miliardë euro, që qeveria gjermane e konfirmoi të shtunën.

Scholz sërish dënoi pushtimin rus në Ukrainë, dhe lavdëroi ukrainasit për guximin dhe që po arrijnë t’i kundërvihen fuqishëm ushtrisë ruse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit