24.4 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Scholz dënon në mënyrën më të ashpër sulmin në Banjskë

- Advertisement -

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në konferencën për media mbi rëndësinë e samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se e dënon ashpër sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”, ka thënë Scholz, duke shtuar se në këtë samit e ka thënë qartë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe të zgjidhen konfliktet e kaluara.

“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë. Procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë”, ka thënë Scholz, ndërsa ka shpjeguar marrëveshjet arritura të hënën, raporton TV Dukagjini.

Ai ka thënë se Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani. Ai ka falënderuar Shqipërinë për organizimin e Samitit të së hënës.

Të ngjashme

Të fundit