-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Scarlett Johansson zbulon se si qëndron në formë

- Advertisement -

Aktorja Scarlett Johansson është bërë një yll i madh në ekran falë figurës së saj atletike dhe roleve energjike, të tilla si interpretimi i spiunes “Black Widow” në “Marvel Cinematic Universe” dhe i njeriut-kibernetik Mira në filmin “Ghost in the Shell”.

Por Scarlett këmbëngul se angazhimi i saj ndaj ushtrimeve është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti i saj fizik.

Në një intervistë me Stylist, ajo tha: “Për mua, mirëqenia është një pjesë e madhe e mirëqenies sime mendore”, raporton Daily Mail.

“Përpiqem të bëj një lloj stërvitjeje rreth katër ditë në javë nëse mundem. Kam bërë Pilates për tetë vitet e fundit apo më shumë, dhe e kam kuptuar se është e mahnitshme”, shtoi Johansson.

Ajo është 1.60 centimetra e gjatë dhe dimensionet e saj trupore thuhet se janë 36-25-36.

“Mendoj se po plakem dhe po më ndryshon trupi por pilates me të vërtetë më ndihmuan të ndihem më mirë në të gjitha mënyrat”, tha ylli i filmit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit