Trajneri Lionel Scaloni është duke menduar largimin nga Kombëtarja e Argjentinës.
Scaloni kështu ka deklaruar në një intervistë, duke potencuar se është duke shikuar për të ardhmen, teksa shtoi se Argjentinës i nevojitet një trajner me energji.
“Ende jam duke menduar për vendimin tim. Qetë jam duke menduar për planet, që të rifillojë apo çfarë”.
“Lojtarëve u nevojitet një trajner me dëshirë dhe energji në nivelin e tyre – jam duke menduar me stafin tim”, ka thënë Scaloni.
Përndryshe, Scaloni gjatë vitit të kaluar e fitoi Kupën e Botës si trajner me Argjentinën.