Pas katër viteve në pushtet, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u kujtua t’i çelë letrat se gjqytari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban “është bashkëpunëtor i BIA-s”, ndërkohë që në aktgjykimet e së kaluarës – vendime që i shkonin për shkak atyre – i njëjti nuk u problematizua nga Vetëvendosje.
Bëhet fjalë për aktvendimin “Për papranueshmëri” të datës 20 nëntor 2023, ku Gjykata refuzoi si të pabazuar kërkesën e 12 deputetëve të opozitës që kontestonin seancën e 13 korrikut 2023 të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Gjqytar raportues: Radomir Laban.
Në atë seancë u votua një pako ligjesh; opozita kërkoi zhbërjen e të gjitha pikave me arsyetimin se seanca ishte thirrur “jashtëligjshëm”.
Por Kushtetuesja, në paragrafin 70, konstatoi se kërkesa ishte “e papranueshme për shqytrim, sepse nuk është ratione materiae me Kushtetutën”, ndërkaq në paragrafin 75 theksoi se “kërkesa për masë të përkohshme nuk do të trajtohet”.
Pra, gjyqtari për të cilin Albulena Haxhiu vendosi t’i çelë letrat dhe të japë informacione se i njëjti është “bashkëpunëtor i BIA-s”, ishte gjqytar raportues në vendimin që i shërbeu pikërisht Konjufcës dhe shumicës së Vetëvendosjes.
Vendimin e nxorri gazetari Lirim Mehmetaj, i cili bëri thirrje për hetim nga prokuroria “se si Vetëvendosja i ka përdorur informacionet e marra nga organet e shtetit për shërbime partiake.”
“Gjykata Kushtetuese, me gjyqtar raportues Radomir Laban, vendos pro Glauk Konjufcës e kundër deputetëve opozitare, duke thënë se në këtë rast “s’ka çështje kushtetuese”. Vetëvendosja nuk bën zë fare këtu dhe e feston vendimin.
Por, duke parë se këta paskan pasur informacione për këtë gjyqtar, atëherë këtu mund të ngritët aludimi se këta kanë qenë duke e shtantazhuar gjatë gjithë kohës, meqë informatat publike i bënë për të vetëm pasi doli vendimi që nuk iu konvenoi.
Këtu duhet hetim i menjëhershëm, për të kuptuar se si Vetëvendosja i ka përdorur informacionet e marra nga organet e shtetit për shërbime partiake.” – shkroi ai.
Sipas përbërjes aktuale, pesë nga shtatë anëtarët e Gjykatës Kushteutese shërbenin edhe në vitin 2021, kur ky institucion shpalli të paligjshme zgjedhjen e Qeverisë Hoti, një aktgjykim që atëherë u përshëndet nga VV si triumf i rendit kushtetues dhe vullnetit qytetar.
Në një konferencë për media të mbajtur sot, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, artikuloi shqetësimet e subjektit të saj, duke rikujtuar letrën e vitit 2018 drejtuar ish-Presidentit Hashim Thaçi, me të cilën kërkohej mosdekretimi i Radomir Llabanit si gjyqtar i Kushtetueses, për shkak të asaj që ajo e cilësoi si “të kaluar kriminale”.
Sipas Haxhiut, letra nuk mori përgjigje zyrtare dhe, pavarësisht kundërshtimeve, Llaban u dekretua. Ajo tha se VV i ishte drejtuar më pas Gjykatës Kushtetuese për nisjen e procedurave të shkarkimit të tij, por ishte përballur me akuza për ndërhyrje në pavarësinë institucionale. /Nacionale/