-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

SBAShK-u nuk tërhiqet: Të gjitha shkollat shkojnë në grevë

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, sot më (25 gusht), ka filluar grevat e përgjithshme në arsim.

Këto greva ishin paralajmëruar më herët nga kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ku kishte thënë se nuk po realizohen kërkesa e tyre për të pasur nga 100 euro mbështetje për të gjithë mësimdhënësit.

Mirëpo a është duke u respektuar greva e kësaj sindikate nga shkollat e Kosovës?

Sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri në një prononcim për Gazetën Infokus, ka thënë se deri më tani greva është duke u respektuar.

Sipas Ymerit deri më tani asnjë shkollë nuk ka dalë kundër grevave e po ashtu nuk kanë pasur ndonjë kontakt me Ministrinë e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Deri tash skena informata, ndoshta për shkak se kemi filluar herët në ora 09:00 dhe jemi dal pak në teren, këshilli është duke i mbledh të dhënat kur do të përfundoj orari i grevës që është prej 09:00 deri ne 12:00”.

“Jo nuk kemi pasur asnjë kontakt me ministrinë, dhe grevat do të vazhdojnë deri sa të i realizojmë kërkesat”, tha Ymeri.

Ndryshe kjo grevë e filluar afër fillimit të ri shkollor, nuk po përkrahet nga njohësit e arsimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit