8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

SBAShK-u i çon në det 440 anëtarë të saj

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se 440 anëtarë të kësaj sindikate do të shkojnë në bregdetin shqiptar.

Sipas SBAShK-ut, kjo do të bëhet në shenjë të respektit për përkushtimin e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezave nëpër vite e dekada.

“Ky aktivitet këtë vit ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar më 19 qershor me grupin e dytë prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pjesëmarrësve në këtë aktivitet rekreativ, të cilët për në bregdetin shqiptar do në nisen më 29 qershor”.

“Përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Në lidhje me këtë aktivitet, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është shprehur krenar, pasi tha se është shprehje e mirënjohje për angazhimet e vazhdueshme e maksimale në shërbim të arsimit dhe kulturës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit