15.3 C
New York
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

SBAShK-u e dorëzon në Ministri Draft-Kontratën e re të arsimit

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK), ka dorëzuar në Ministri të Arsimit Draft-Kontratën e re të arsimit.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me këtë rast tha se kanë kërkuar disa herë takime me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, por që nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas tij, kjo neglizhencë e Nagavcit edhe pas katër shkresave të SBAShK-ut për nënshkrimin e kësaj kontrate rezulton në mos përmbushjen e detyrës së saj ndaj punëtorëve të arsimit.

“Sot në arkivin e MAShT-it e dorëzuam draft kontratën e re kolektive të arsimit të Kosovës, kjo kontratë përfshinë tërë sistemin arsimor, duke filluar nga çerdhet deri në universitete. Kemi përgatitur draftin nga komisionet gjetës. I kemi bërë katër shkresa zonjës Nagavci, që në një ceremoni t’ia dorëzojmë me një exemplar të tekstet të kontratë. Përgjigjet kanë qenë gjithmonë që të na jepni kohë sepse Nagavci paska shumë angazhime brenda dhe jashtë Kosovës dhe ne e përkthejmë nuk deshi të na takojë që nga greva dhe nuk deshi të na takojë edhe sot. Besoj që ajo e dinë vlerën e kontratës kolektive asnjë nivel të vendit as në sektor nuk është e lejuar që të jenë në kohë të gjatë pa kontratë”, vijoi Jashari.

Jasharaj ka shtuar se ministrja Nagavci s’ka dashur t’i takojë sindikalistët.

“Mediat e dinë që Nagavci është munduar që ta zëvendësoj kontratën paraprake dhe kishte thënë që duhet të mblidhemi dhe të diskutojmë për një kontratë të re. Ne e bëmë këtë por ajo po shihet se deri sot nuk e bëri detyrën e saj. Ajo duhet të kujdeset për punëtorët e arsimit, uroj që ky inat dhe ky qëndrim kundër sindikatave t’i tejkaloi Nagavci dhe bashkë të formojë pjesën tjetër të komisionit, në mënyrë që komisioni ynë së bashkë me komisionin e saj të ulen dhe të negocion dhe sa më parë të nënshkruhet kontrata. Uroj që këto atmosfera si sot të ndryshojnë”, ka thënë Jasharaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit